Lajme Zone
Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Të tjeraCNA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...

Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në njëpjesë të madhe të territorit.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.