Lajme Zone
Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe shtrëngata afatshkurtra, parashikimi i motit për këtë të Premte
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe shtrëngata afatshkurtra, parashikimi i motit për këtë të Premte

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s,

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Top Channel