Në kuadër të kremtimeve të 10-vjetorit të lumnimit të 38 martirëve, në Shkodër u mbajt një konferencë me temë “Trashëgimia shpirtnore dhe intelektuale e martirëve”. Në fjalën e tij, mons. Angelo Massafra, arqipeshkv nderi i Shkodër-Pultit, tha se duhet t’i imitojmë martirët dhe uroi që kjo festë të qetësojë situatën në Shqipëri, pasi shqiptarët duhet të jetojnë në paqe, sepse boll kanë vuajtur. Sipas studiuesit Ardian Ndreca, dënimi i klerit katolik përkon me dënimin e gjithë popullit shqiptar nga diktatura. Ndërsa Romeo Gurakuqi foli për gjendjen aktuale të vështirë në vendin tonë.Lexo edhe:Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat 38 martirët e Kishës Katolike në Shqipëri u persekutuan, u torturuan dhe u vranë nga regjimi komunist mes viteve 1945 dhe 1974. Ata u shpallën "Të Lumë" më 5 nëntor 2016, gjatë një meshe solemne në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

