Lajme Zone
Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (EMRAT)
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (EMRAT)

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri. Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë: Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin) Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi Kryeministri, Edi Rama Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo Ministri i Financave, Petrit Malaj Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.