Lajme Zone
“Kush ishte më i forti i lagjes”, zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Kush ishte më i forti i lagjes”, zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për konfliktinDaljnë detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. I dyshuari për krimin, Kristjan Sterjo, i cili u arrestua rreth gjashtë orë pas ngjarjes, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor, duke folur edhe për konfliktin që parapriu vrasjen. Sipas të dhënave të bëra të ditura nga hetimi,

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për konfliktinDaljnë detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. I dyshuari për krimin, Kristjan Sterjo, i cili u arrestua rreth gjashtë orë pas ngjarjes, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor, duke folur edhe për konfliktin që parapriu vrasjen. Sipas të dhënave të bëra të ditura nga hetimi, përplasja mes dy të rinjve nuk ka nisur ditën e krimit. Ata dyshohet se kishin pasur debate dhe konflikte të mëparshme, të lidhura me përplasje personale dhe pretendime mbi autoritetin në lagje.

Në dëshminë e tij, Sterjo ka pretenduar gjithashtu se një prej episodeve që ndikoi në përshkallëzimin e konfliktit lidhej me ngacmimin e të dashurës së tij. Hetuesit po verifikojnë këtë version, ndërsa po merren në shqyrtim edhe përplasjet e tjera të mëparshme mes dy të rinjve.

Sipas dinamikës që po hetohet, ditën e ngjarjes Sterjo ka marrë armën dhe është vënë në ndjekje të Zukos. 20-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në shpinë dhe plagët e marra kanë rezultuar fatale.

Pas krimit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe për disa orë ka mundur t’i shmanget policisë. Fillimisht dyshohet se është fshehur në një zonë pranë varrezave të qytetit, ndërsa më pas është zhvendosur në drejtim të banesës së tij. Pikërisht në këtë moment është pikasur nga policia dhe është bërë i mundur arrestimi i tij, rreth gjashtë orë pas vrasjes.

Hetuesit po vijojnë mbledhjen dhe verifikimin e provave për të përcaktuar me saktësi dinamikën e konfliktit dhe motivin që çoi në përshkallëzimin e tij deri në përdorimin e armës.

Dëshmia e të dyshuarit, së bashku me provat e tjera të administruara gjatë hetimit, pritet të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së 20-vjeçarit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm