Porti spanjoll Autoritetet spanjolle kanë goditur një tjetër rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës në portin e Valencias, duke sekuestruar 1.763 kilogramë kokainë të ardhur nga Ekuadori. 4 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre një shtetas shqiptar, i cili, sipas burimeve të hetimit të cituara nga media spanjolle, dyshohet se përfaqësonte pronarin dhe financuesin e ngarkesës. Hetuesit po verifikojnë lidhjet e mundshme të këtij trafiku me të ashtuquajturin Karteli i Ballkanit… Vetëm dy ditë pas publikimit të lajmit për sekuestrimin e 2600 kilogramëve kokainë në portin e Valencias, autoritetet spanjolle kanë zbuluar një tjetër ngarkesë të madhe droge, këtë herë të fshehur brenda trungjeve të drurit.
Sipas gazetës spanjolle Información, operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes njësisë kundër drogës EDOA të Gardës Civile të Valencias, njësisë qendrore UDYCO të Policisë Kombëtare dhe shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore.
Hetimet nisën pas informacioneve që strukturat e sigurisë morën për dy kontejnerë të dyshimtë, të cilët ishin nisur rreth dy javë më parë nga porti i Guayaquilit, në Ekuador. Dokumentacioni tregtar e paraqiste ngarkesën si një dërgesë druri mes një kompanie ekuadoriane dhe një kompanie spanjolle.
Më 10 nëntor, hetuesit kontrolluan dy kontejnerët me skanerin mobil doganor Medusa. Pajisja identifikoi dy dendësi të ndryshme brenda ngarkesës, duke ngritur dyshime për praninë e lëndëve narkotike të fshehura në trungjet e drurit.
Pas zbulimit të ngarkesës së dyshimtë, gjykata kompetente në Valencia autorizoi procedurën e dorëzimit të kontrolluar, me qëllim identifikimin e personave që do të merrnin drogën.
Agjentët mbikëqyrën daljen e dy kontejnerëve nga porti, ngarkimin e tyre në kamionë dhe transportimin drejt një magazine industriale në Aldaia, pranë Valencias.
Forcat e sigurisë ndërhynë në momentin kur personat e përfshirë po shkarkonin mallin.
Operacioni përfi me arrestimin e katër burrave: dy shtetasve spanjollë, një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi kolumbian.
Roli i shqiptarit dhe dyshimet për Kartelin e Ballkanit
Sipas burimeve të hetimit të cituara nga Información, dy shtetasit spanjollë kishin për detyrë shkarkimin e kontejnerëve.
Ndërkohë, shtetasi kolumbian dyshohet se vepronte si përfaqësues i prodhuesit të drogës, ndërsa shqiptari si përfaqësues i pronarit dhe financuesit të ngarkesës.
Në organizatat e trafikut ndërkombëtar, persona të tillë mund të mbikëqyrin marrjen dhe dorëzimin e drogës në emër të palëve që financojnë ose organizojnë transportin.
Burimet e cituara nga gazeta spanjolle e lidhin këtë ngarkesë me të ashtuquajturin Karteli i Ballkanit, një emërtim që përdoret për rrjete kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Megjithatë, autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar organizatorët dhe personat që qëndrojnë pas financimit të ngarkesës. Deri tani, artikulli nuk jep identitetet e të arrestuarve dhe as hollësi të tjera për shtetasin shqiptar.
Kokaina ishte fshehur brenda trungjeve të drurit
Hetuesit kanë hasur vështirësi gjatë nxjerrjes së kokainës, për shkak të mënyrës së sofistikuar të fshehjes së saj.
Sipas burimeve policore të cituara nga media spanjolle, trafikantët kishin vendosur drogën brenda trungjeve të drurit, duke përdorur një teknikë që autoritetet nuk e kishin hasur prej vitesh.
Ngarkesa prej 1.763 kilogramësh ishte transportuar përmes rrugëve të zakonshme tregtare, duke shfrytëzuar lëvizjen e mallrave ndërmjet Amerikës Latine dhe Evropës.
Sekuestrimi i fundit vjen pas një tjetër operacioni, gjatë të cilit autoritetet spanjolle zbuluan 2.600 kilogramë kokainë të fshehura në struktura të dyfishta të paletave që transportonin arra kokosi.
Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Valencias nga Gana, në Afrikën Perëndimore, gjatë muajit gusht.
Sipas Información, dy operacionet e fundit kanë rikthyer vëmendjen te përdorimi i portit të Valencias nga rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Më herët, autoritetet spanjolle kishin zhvilluar operacionin e koduar “Spider”, i cili goditi një rrjet kriminal të njohur si “Karteli i Portit”, që kishte krijuar lidhje korruptive brenda strukturave portuale.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse organizatat kriminale po përpiqen të rikthejnë aktivitetin e tyre në këtë port, të cilin e përdorin si pikë hyrëse për transportimin e kokainës drejt Madridit dhe vendeve të tjera evropiane. /Pamfleti/ spanje shqiptaret karteli ballkanik kokaina Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike A u përdor droni për të lokalizuar Luka Beqirajn? Vrasja në Spanjë, dy pistat ku po hetohet 13 Nëntor 2026, 20:1820:18Kronike Saga e hakmarrjeve në Sarandë/ Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Myrtaj 13 Nëntor 2026, 20:0820:08Kronike Makina del nga rruga dhe përfn në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në aksin Lushnje-Berat 13 Nëntor 2026, 19:3019:30Kronike Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, arrestohet shqiptarja; drogën e kishte fshehur në makinë 13 Nëntor 2026, 18:2818:28Kronike Masakroi ish-gruan në mes të rrugës, shqiptarit i dalin kundër dy djemtë në gjyq 13 Nëntor 2026, 14:4214:42Kronike Arrestohet në Shkodër ish-polici malazez Aleksandar Sekuliç, i lidhur me kartelin ballkanik të drogës 13 Nëntor 2026, 14:2314:23Kronike

