Lajme Zone
Kush është Margarita Reut, rusja që vrau ish-zyrtarin ukrainas në emër të Kievit
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kush është Margarita Reut, rusja që vrau ish-zyrtarin ukrainas në emër të Kievit

Margarita Reut akuzohet për terrorizëm me pasoja fatale, një krim që sipas ligjit rus dënohet deri në burgim të përjetshëm.

Në Sevastopol, një ish-oficer detar ukrainas i cili ishte bashkuar me shërbimin rus u vra në një sulm. Robert Shageev, 49 vjeç, vdiq pasi një bombë e fshehur në një kosh plehrash shpërtheu. Autoritetet ruse arrestuan Margarita Reut, 32 vjeç, për vrasjen, duke e akuzuar atë se kishte vepruar sipas urdhrave të inteligjencës ukrainase. Reut, një banore Soçit, dyshohet se veproi me urdhër të inteligjencës ukrainase, sipas FSB-së. Mediat ruse, përfshirë Meduzën, pretendojnë se ajo rrëfeu dhe u pagua me kriptomonedha. Megjithatë, rrëfimi i saj i supozuar nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. LEXO edhe...Analiza: A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake? Sipas Mash, kanalit Telegram pranë departamentit rus të sigurisë që publikoi për herë të parë emrin e gruas, Reut planifikonte gjithashtu të largohej jashtë vendit pas sulmit. Komandanti i Zaporizhzhisë Shageev ishte tashmë një figurë e njohur për autoritetet ukrainase. Në vitin 2014, ai komandoi Zaporizhzhia -n , nëndetësen e vetme të Marinës Ukrainase, kur Rusia mori kontrollin e Krimesë. Nëndetësja iu dorëzua forcave ruse dhe Shageev hyri në shërbim të tyre. Sipas burimeve ukrainase, në vitet në vijim ai u bë zëvendëskomandant i Brigadës së Katërt të Nëndetëseve të Veçanta të Flotës Ruse të Detit të Zi. Kievi e akuzoi atë për tradhti të lartë dhe pjesëmarrje në luftën kundër Ukrainës. Identiteti i tij si viktimë e shpërthimit nuk u konfirmua fillimisht zyrtarisht nga Moska, por u raportua nga disa kanale ruse dhe më vonë nga shtypi ndërkombëtar. Kush është Margarita Reut? Reut, sipas mediave ruse, ishte ndaluar në korrik 2025 pasi doli kundër "shërbimeve ruse të mbrojtjes!" në një tren nga Samara në Adler, duke komentuar lajmin për një sulm me dron ukrainas në rajonin e Rostovit. Një gjykatë ruse e gjobiti dhe e dënoi me dy ditë paraburgim administrativ për "diskreditim" të ushtrisë. Më 14 gusht, një gjykatë në Sevastopol urdhëroi që ajo të mbahej në paraburgim për dy muaj. Ajo akuzohet për terrorizëm me pasoja fatale, një krim që sipas ligjit rus dënohet deri në burgim të përjetshëm. Megjithatë, elementët kryesorë të çështjes mbeten të paqarta: nëse Reut veproi vërtet në emër të shërbimeve të inteligjencës ukrainase, si u rekrutua ajo dhe kush e organizoi sulmin. Për momentin, prova më e rëndësishme - rrëfimi i supozuar - është publikuar vetëm nga autoritetet dhe media ruse./ La Repubblica Xh.K/ReportTv.al Margarita Reut Rusi lufta ne ukraine Robert Shageev Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 61.4% Shoqëria 22.8% Social media 15.8% Vota total: 430 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?