Lajme Zone
"Kush është ai? Ai është shoku im"/ Momentet pikante nga samiti historik në Kinë mes Trump dhe Putin (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

"Kush është ai? Ai është shoku im"/ Momentet pikante nga samiti historik në Kinë mes Trump dhe Putin (Video)

“Kush është ai? Është miku im!”, tha Trump teksa hynte në sallën ku do të zhvillonte takimin me presidentin rus, përpara bisedimeve historike trepalëshe me liderin kinez Xi Jinping.

Momenti më viral i samitit ishte përshëndetja mes Trumpit dhe Putinit, kur presidenti amerikan e cilësoi kreun e Kremlinit si “mikun tim”, përpara se ta përqafonte në Shenzhen të Kinës. Vladimir Putin dhe Trump Presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi një nga momentet më të komentuara të samitit të APEC-ut në Shenzhen të Kinës, kur priti me buzëqeshje dhe përzemërsi homologun rus Vladimir Putin, duke e cilësuar publikisht si mikun e tij.

“Kush është ai? Është miku im!”, tha Trump teksa hynte në sallën ku do të zhvillonte takimin me presidentin rus, përpara bisedimeve historike trepalëshe me liderin kinez Xi Jinping.

I shoqëruar nga buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh, presidenti amerikan deklaroi se marrëdhënia me Putinin ka qenë e mirë prej shumë vitesh. “Who is he? He is my friend,” President Trump said as he entered the room to meet with Russian President Vladimir Putin on Thursday. The two leaders met in Shenzhen, China, ahead of their historic trilateral meeting with Chinese President Xi Jinping.

— CBS News (@CBSNews) November 19, 2026 “Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer për shumë vite. Njihemi prej kohësh dhe besoj se nga ky takim mund të dalin shumë gjëra të mëdha”, u shpreh Trump.

Takimi mes dy liderëve zgjati rreth 40 minuta dhe, sipas Kremlinit, çështja kryesore e diskutimit ishte lufta në Ukrainë. Putin u largua nga bisedimet në një gjendje shumë të mirë shpirtërore raportuan mediat ruse, ndërsa nuk u njoftua për ndonjë marrëveshje konkrete.

Përshëndetja e përzemërt vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit mbeten të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë. Ajo ka nxitur gjithashtu reagime në Evropë, ku kryeministri polak Donald Tusk ironizoi afrimitetin e Trumpit me kreun e Kremlinit “Zot, na ruaj nga miq të tillë”.

Përfundimi i këtij takimi historik mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes tri fuqive më të mëdha botërore, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare dhe rivalitetet gjeopolitike mbeten të larta.

Trump e cilësoi takimin e përbashkët si pjesë të një “kursi tjetër” në politikën e jashtme amerikane, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët të liderëve për t'u angazhuar në zgjidhjen e sfidave globale. Përpara këtij takimi, ai zhvilloi bisedime të veçanta me Xi Jinping, duke vlerësuar marrëdhënien e tyre personale si të dobishme për qytetarët e të dy vendeve, ndërsa Putinin e cilësoi hapur si “mik”. Krahas çështjeve të sigurisë ndërkombëtare dhe marrëdhënieve mes fuqive të mëdha, në diskutimet e samitit u përfshinë edhe inteligjenca artificiale, zhvillimet teknologjike dhe nevoja për një qasje të kujdesshme ndaj tyre.

Trump u ndal gjithashtu te ndërprerjet e fundit të shërbimeve teknologjike në SHBA, duke i cilësuar si incidente të veçuara dhe duke u bërë thirrje amerikanëve të mos shqetësohen. Megjithatë, vëmendja kryesore mbetet te mesazhi politik i dalë nga Shenzheni dhe te ndikimi që afrimi mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit mund të ketë në ekuilibrat ndërkombëtarë, veçanërisht në raport me luftën në Ukrainë, sigurinë bërthamore dhe të ardhmen e marrëdhënieve me Evropën. Takimi historik me Xi dhe Putin në Kinë me dyer të mbyllura, Trump: Duhet të ndalim armët bërthamore trump-putin kinë takim 1 Komente b be 19 Nëntor 2026, 12:17 Donald Tusk ironizoi afrimitetin e Trumpit me kreun e Kremlinit “Zot, na ruaj nga miq të tillë”. Tusk ti shif ate masakren ne drejtesi dhe je nje idiot si Zelenski, Ursula a e all qe nuk dini se cfare gafash po beni per popujt . Ti nuk kupton qe Rusine Evropa po e largon dhe do pendohet POR ME VEGLA IDIOTE SI TY NUK KA SHANS PER MIRE Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Pyeti Trumpin për shefin e Nvidia-s, Kina kërkon përjashtimin e gazetares së Bloomberg nga takimi 19 Nëntor 2026, 11:2711:27Rajoni dhe Bota Takimi me Putin në Kinë, kryeministri i Polonisë tallet me Trump: Zot, na ruaj nga miq të tillë! 19 Nëntor 2026, 11:1511:15Rajoni dhe Bota Mbyllet takimi i tre fuqive të mëdha në Kinë, Trump largohet drejt aeroportit 19 Nëntor 2026, 11:0811:08Rajoni dhe Bota Xi Jinping paraqet planin me 4 pika në takimin historik, zbardhen propozimet 19 Nëntor 2026, 10:4710:47Rajoni dhe Bota Bombardues strategjikë, limuzina të blinduara dhe një qytet i kthyer në fortesë, masat e jashtëzakonshme të sigurisë për Trump, Putin dhe Xi në Shenzhen 19 Nëntor 2026, 10:4010:40Rajoni dhe Bota Elon Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuar për republikanët: Ndihem shumë budalla 19 Nëntor 2026, 10:2910:29Rajoni dhe Bota