Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastet e dhunës ndaj grave.Duke folur në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se rasti i Arlindës dëshmon se edhe ndjekja e procedurave ligjore dhe kërkimi i mbrojtjes nga institucionet nuk e kanë garantuar sigurinë e saj. “Vrasja e Arlinda Zekajt na ka përballur edhe një herë me një të vërtetë të rëndë se një grua mund t'i ndjekë të gjitha rrugët që i parasheh ligji, të denoncojë dhunën, të kërkojë mbrojtje, madje të paralajmërojë me shkrim se i rrezikohet jeta dhe prapë të përfjë e vrarë”, deklaroi Kurti.Ai theksoi se Arlinda kishte vepruar në përputhje me udhëzimet që institucionet u japin grave kur përballen me dhunë.“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme”“Arlinda bëri atë që institucionet u kërkojnë grave ta bëjnë kur përballen me dhunë”, u shpreh kryeministri.Kurti rikujtoi se një ditë më parë ishin bërë publike rrjedha e rastit dhe lëshimet e evidentuara në zinxhirin institucional, duke përmendur edhe mungesën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse.Ai paralajmëroi se do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë zyrtarët që nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë edhe përgjegjësinë penale.“Ritheksoj që do të angazhohemi deri në fund që secili zyrtar përgjegjës që nuk e ka kryer detyrën të japë përgjegjësi, jo vetëm disiplinore, por edhe penale. Secili përgjegjës i secilës hallkë duhet të hetohet”, tha Kurti.Ai shtoi se çdo zyrtar që ka neglizhuar detyrën duhet të përballet me masa përkatëse.“Kushdo që ka neglizhuar punën duhet të japë përgjegjësi dhe do të përballet me masa disiplinore dhe penale”, përfi kryeministri. /Telegrafi/

