Takimi trepalësh mes Donald Trumpit, Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit zhvillohet në një moment kur fuqia amerikane po përballet me kufizime të reja politike dhe ekonomike. Sipas ekonomistit italian Mario Deaglio, Kina ndodhet në një pozicion më të favorshëm se SHBA-ja, ndërsa Trump rrezikon të largohet nga samiti pa asnjë rezultat konkret. Ndërkohë, Evropa mbetet jashtë loje për shkak të dobësisë së saj politike dhe sociale… Në Shenzen, në kuadër të samitit të APEC-ut (Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor), nesër do të zhvillohet një takim trepalësh mes Donald Trumpit, Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit. Takimit do t’i paraprijë një bisedë dypalëshe mes presidentit amerikan dhe homologut të tij kinez.
Në tryezën e tre liderëve do të jetë kërkimi i një zgjidhjeje të mundshme për konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Por, siç na kujton Mario Deaglio, profesor i Ekonomisë Ndërkombëtare në Universitetin e Torinos, “dimensioni ekonomik i zhvillimeve ndërkombëtare është tashmë i lidhur ngushtë me atë gjeopolitik. Mario Deaglio / Edhe lëvizja e trupave ushtarake ka pasoja jo vetëm gjeopolitike, por edhe ekonomike. Këto dy elemente nuk mund të ndahen më nga njëri-tjetri”, thekson ai.
Gjatë takimit dypalësh, Trump dhe Xi Jinping mund të diskutojnë edhe për inteligjencën artificiale…
Inteligjenca artificiale kërkon investime shumë të mëdha, veçanërisht për shkak të kostove të energjisë, ndërsa ka edhe kufizime të konsiderueshme, siç e tregoi së fundmi problemi i Microsoft-it. Për momentin, e kam të vështirë të përfytyroj një botë që funksionon vetëm mbi bazën e inteligjencës artificiale.
Prandaj, druaj se po mbivlerësohet ndikimi real i kësaj risie teknologjike, e cila ndoshta nuk e ka arritur ende pjekurinë e nevojshme.
A do të diskutojnë dy liderët për dollarin dhe monedhën e vendeve të BRICS-it?
Po të isha kinez, do të përgjigjesha se Shtetet e Bashkuara po e fsin veten. Dollari po përdoret gjithnjë e më pak në tregjet ndërkombëtare. Prandaj, Pekinit i mbetet vetëm të presë dhe të jetë gati për të shfrytëzuar momentin, duke i hapur më shumë hapësirë monedhës së vendeve të BRICS-it, infrastruktura e nevojshme për funksionimin e së cilës është tashmë gati.
Për më tepër, lidhur me dollarin, duhet theksuar se presidenti i Rezervës Federale Amerikane (FED), i cili ishte zgjedhur nga Shtëpia e Bardhë, ka garantuar pavarësinë e bankës qendrore. Kjo ka shmangur një zhvlerësim të mëtejshëm të dollarit, të cilin Trumpi do ta kishte mirëpritur.
Në këtë moment, kush është më i fortë: Xi apo Trump?
Do të thosha Xi. Që nga janari, Trumpit do t’i duhet të përballet me një Kongres ku demokratët do të kenë shumicën. Kina ka problemet e veta, sidomos sa i përket rritjes ekonomike. Por edhe në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duket se ka vështirësi të mëdha për të rikthyer një standard të caktuar jetese.
Për Rusinë as që bëhet fjalë. Atje, niveli i jetesës është përkeqësuar gjatë 3-4 viteve të fundit, ndërsa nuk dihet ende me saktësi përmasat e humbjeve të pësuara në luftën me Ukrainën. Duhet të kemi parasysh edhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturën energjetike, siç janë rafineritë e naftës, të cilat kanë krijuar probleme serioze për popullsinë.
A mund të dalë Trump i humbur nga ky samit?
Patjetër. Presidenti amerikan mund të ndihet i kënaqur nëse arrin të pengojë Xi Jinping-un të sigurojë rezultate të rëndësishme, edhe nëse kjo do të thotë të kthehet në Uashington duarbosh. Për të, një barazim është më i mirë se një humbje.
A mund të arrijë të paktën t’i japë fund konflikteve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme?
Sigurisht që jo, në një mënyrë që mund t’ia paraqesë si sukses opinionit publik amerikan. Mund të ndodhë që nga pikëpamja ushtarake, t’i ofrohet një ndihmë për t'u tërhequr nga konflikti me Iranin, i cili po i shkakton jo pak probleme në planin e brendshëm politik.
Çfarë mund të vendosë Trumpi në tryezën e negociatave me Xi Jinping?
Pothuajse asgjë. Mendoj se e vetmja çështje ku ai mund të ndërhyjë me efektivitet është Tajvani.
Mund të ketë gjithashtu diçka për të diskutuar lidhur me Japoninë, e cila hap pas hapi po afrohet me sferën kineze. Jo aq në aspektin politik apo monetar, sesa në atë industrial.
Kjo duket qartë nga shtimi i bashkëpunimit mes disa kompanive automobilistike të të dy vendeve.
Në këtë pikë, lind natyrshëm pyetja se përse presidenti amerikan nuk hoqi dorë nga ky samit. Mendoj se tani ai është i detyruar ta zhvillojë, pasi takimi ishte përgatitur dhe njoftuar më herët. Por kjo kishte ndodhur përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, kur askush, me gjasë, nuk priste një rezultat kaq të thellë në favor të demokratëve.
Disa gazeta e kanë cilësuar takimin trepalësh Trump-Xi-Putin si një Jaltë të re. A është i tepruar ky krahasim?
Do të thosha se po. Shpresoj që të mos kemi një Mynih të ri. Në konferencën e vitit 1938, Hitleri dhe çamberleni shfaqeshin krah për krah, por vetëm pak muaj më vonë u gjendën në anët e kundërta të një konflikti që më pas u shndërrua në luftë botërore.
Folëm për situatën në SHBA, Kinë dhe Rusi. Po Evropa, çfarë pozicioni ka në këtë zhvillim?
Ne ndodhemi në një situatë ku dobësia e Evropës është e dukshme. Mjafton të shohësh klimën sociale, protestat në rrugë dhe zgjedhjet që pritet të zhvillohen në disa vende gjatë vitit të ardhshëm.
Pikërisht për këtë arsye, Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ofrojë asnjë kontribut të rëndësishëm për një ndërmjetësim të dobishëm në nivel ndërkombëtar. /Pamfleti nga “Il Sussidiario”mario deaglio kurthi i xi ndaj trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ina Zhupa akuza qeverisë: Buxhet për të vjedhur, rëndoni mbi të varfrit për të favorizuar të pasurit 18 Nëntor 2026, 20:3520:35Politike Spahiu i drejtohet opozitës në Kuvend: Boll me protesta të dhunshme, kthehuni te qytetarët 18 Nëntor 2026, 18:4918:49Politike “Himni juaj është vjedhja”, Gjekmarkaj kundër buxhetit 2027: Nga 10 miliardë euro, 6 do t’i grabisni 18 Nëntor 2026, 18:1418:14Politike Demokratët amerikanë hapin "dosjen" Guilfoyle 18 Nëntor 2026, 18:0118:01Politike “40 miliardë lekë për Ministrinë e Brendshme”, Demo njofton rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit 18 Nëntor 2026, 17:1417:14Politike Balla i përgjigjet Tabakut në Kuvend: Pa fustan mund të rrish, pa bukë jo 18 Nëntor 2026, 16:5916:59Politike

