Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kursime në rritje, por shqiptarët nuk i ‘bllokojnë’ paratë, BSH: 56% e kursimeve janë ‘pa afat’, tërhiqen në çdo kohë


Kursimet e shqiptarëve në banka kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë këtij viti, duke arritur në 1.56 trilionë lekë në fund të korrikut. Banka e Shqipërisë thotë se qytetarët preferojnë depozita pa afat që të mund t’i tërheqin paratë në çdo kohë.

Shqiptarët po kursejnë më shumë këtë vit, por preferojnë t’i mbajnë paratë ‘të lira’ nëpër banka, që të kenë mundësi t’i tërheqin në çdo moment. Në fund të korrikut totali i kursimeve arriti në 1 trilion e 563 miliardë lekë (16.9 miliardë euro) duke u zgjeruar me rreth 11% në krahasim me korrikun e 2025-ës. LEXO edhe...Banka e Shqipërisë: Sistemi financiar i qëndrueshëm, më shumë transparencë për pagesat në valutë! Thjeshtëzim i procedurave për kryerjen e transfertave Por, depozitat po rriten bashkë me pasiguritë pasi rreth 56% e tyre, ishin kursime ‘pa afat’ pra që janë të aksesueshme për t’u tërhequr në çdo kohë nga qytetarët. “Struktura kohore e kursimeve tregon se depozitat pa afat kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen vjetore të kursimeve, prej më shumë se një viti. Ndërkohë, brenda kategorisë së depozitave me afat, preferenca e tyre është drejt maturiteteve deri në dy vjet, ndërsa depozitat me afate më të gjata maturimi po tërheqin më pak interes”, thuhet në raportin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Vetëm 18.1% e totalit të depozitave në sektorin bankar, thotë banka qendrore, është me afat mbi dy vjet në ulje në raport me vitet e kaluara. Ndikim kryesor në interesin e ulët për depozita me afat, pra që nuk mund t’i tërheqësh brenda një kohe të caktuar është norma e ulët e interesit për këto kursime. “Kjo prirje pasqyron si ngushtimin e diferencës së normës së kthimit midis dy segmenteve, ashtu edhe preferencën e individëve për të mbajtur kursimet në formë më likuide”, vijon më tej raporti. Për depozitat në lekë norma mesatare e interesit ishte 1.7%, ndërsa për ato në lekë ishte 1.4%. Një tjetër prirje që vihet re është zhvendosja e kursimeve drejt lekut. Për shkak të zhvlerësimit të valutave, vitet e fundit shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë kursimet në monedhën vendase, duke bërë që depozitat në lekë të kalojnë për herë të parë gjatë këtij viti nivelin e kursimeve në valutë. Në fund të korrikut në banka ishin 781.9 miliardë lekë kursime në lekë dhe 781.2 miliardë lekë depozita në valutë. Dobësimi i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht tek qytetarët që kanë zgjedhur të kursejnë në valutë. Në rast se këto kursime konvertohen në lekë, vlera e tyre rezulton më e ulët për shkak të kursit më të pafavorshëm të këmbimit. DEPOZITAT DERI NË KORRIK 2026Në lekë 781,933 mln lekëNë valutë 781,246 mln lekëTotali 1,563,179 mln lekë U.D/E.H/ReportTv.al leke euro depozita bankat banka e Shqiperise kursime Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 4335 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?