Shqiptarët po kursejnë më shumë këtë vit, por preferojnë t’i mbajnë paratë ‘të lira’ nëpër banka, që të kenë mundësi t’i tërheqin në çdo moment. Në fund të korrikut totali i kursimeve arriti në 1 trilion e 563 miliardë lekë (16.9 miliardë euro) duke u zgjeruar me rreth 11% në krahasim me korrikun e 2025-ës. Por, depozitat po rriten bashkë me pasiguritë pasi rreth 56% e tyre, ishin kursime ‘pa afat’ pra që janë të aksesueshme për t’u tërhequr në çdo kohë nga qytetarët. LEXO EDHE:Banka e Shqipërisë: Sistemi financiar i qëndrueshëm, më shumë transparencë për pagesat në valutë! Thjeshtëzim i procedurave për kryerjen e transfertave “Struktura kohore e kursimeve tregon se depozitat pa afat kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen vjetore të kursimeve, prej më shumë se një viti. Ndërkohë, brenda kategorisë së depozitave me afat, preferenca e tyre është drejt maturiteteve deri në dy vjet, ndërsa depozitat me afate më të gjata maturimi po tërheqin më pak interes”, thuhet në raportin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Vetëm 18.1% e totalit të depozitave në sektorin bankar, thotë banka qendrore, është me afat mbi dy vjet në ulje në raport me vitet e kaluara. Ndikim kryesor në interesin e ulët për depozita me afat, pra që nuk mund t’i tërheqësh brenda një kohe të caktuar është norma e ulët e interesit për këto kursime. “Kjo prirje pasqyron si ngushtimin e diferencës së normës së kthimit midis dy segmenteve, ashtu edhe preferencën e individëve për të mbajtur kursimet në formë më likuide”, vijon më tej raporti. Për depozitat në lekë norma mesatare e interesit ishte 1.7%, ndërsa për ato në lekë ishte 1.4%. Një tjetër prirje që vihet re është zhvendosja e kursimeve drejt lekut. Për shkak të zhvlerësimit të valutave, vitet e fundit shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë kursimet në monedhën vendase, duke bërë që depozitat në lekë të kalojnë për herë të parë gjatë këtij viti nivelin e kursimeve në valutë. Në fund të korrikut në banka ishin 781.9 miliardë lekë kursime në lekë dhe 781.2 miliardë lekë depozita në valutë. Dobësimi i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht tek qytetarët që kanë zgjedhur të kursejnë në valutë. Në rast se këto kursime konvertohen në lekë, vlera e tyre rezulton më e ulët për shkak të kursit më të pafavorshëm të këmbimit. DEPOZITAT DERI NË KORRIK 2026Në lekë 781,933 mln lekëNë valutë 781,246 mln lekëTotali 1,563,179 mln lekë U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: leke euro depozita bankat banka e Shqiperise kursime Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 28.9% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.6% Vota total: 4283 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
