Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, Veron Pasha është qëlluar në kofshë dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit nga vëllai i tij, për t’u dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. LEXO edhe...Shiste bizhuteri floriri dhe ora dore të vjedhura, arrestohet argjendari në Lezhë! Sekuestrohen sendet e çmuara, vlera arrin në 300 mijë euro (EMRI+VIDEO) Për shkak se ndodhet në sallën e operacionit, 22-vjeçari nuk ka mundur të japë ende dëshminë e tij për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, vëllai i tij është shprehur se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur dhe si ka mbetur i plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe sqarimin e motiveve të plagosjes, të cilat mbeten ende të paqarta. SI.E./E.H/ReportTv.al te shtena me arme Lezhe Komento Komente Kola: 25/07/2026 20:15 Ky Laçi sikur nuk ekziston polici! Ose janë bandat që nuk pjerehin fare për policin. Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.4% Nuk e di 7.1% Vota total: 2558 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

