Lajme Zone
Kur protesta pa kufij takon opozitën pa skrupuj
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Kur protesta pa kufij takon opozitën pa skrupuj

Deputetë dhe përfaqësues të PD-së u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe në momentin që kuptuan se ishin pak, vendosën të marshonin drejt Ministrisë së Arsimit, ku protestonte një grup studentësh dhe aktivistësh të rinj, çka e tensionoi protestën dhe shkaktoi përplasje mes dy grupeve.

Ritmi natyral i valës së protestave të dhunshme nisi të bjerë nga nata e 18 tetorit, kur protestues të maskuar, në pëprjekje për t’i ikur policisë, vrapuan për t’u fshehur në selinë e Partisë Demokratike. Qysh nga ai moment, prania e PD-së dhe Sali Berishës në protestë ka shërbyer si një lloj infeksioni që dekompozon çdo lloj domethënieje politike, në çastin që hyn në “organzëm”. Sot pamë shfaqjen e radhës të kësaj. Deputetë dhe përfaqësues të PD-së u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe në momentin që kuptuan se ishin pak, vendosën të marshonin drejt Ministrisë së Arsimit, ku protestonte një grup studentësh dhe aktivistësh të rinj, çka e tensionoi protestën dhe shkaktoi përplasje mes dy grupeve. LEXO edhe...Protestuesit përzunë militantët e Berishës, Alibeaj për Report Tv: Nis gara se kush do të jetë opozita, dy kandidatë për Tiranën në zgjedhjet e 9 majit Ky ishte rezultat disi i pritshëm sepse katër-pesë muaj paqartësie dhe mungese të kufijve politikë, nuk mund të çonin drejt ndonjë mrekullie. Për një kohë të gjatë, organizatorët e Revolucionit Flamingo dhe protestave të tanishme e trajtuan gjithëpërfshirjen si virtyt në vetvete, duke bërë bashkë nën një ombrellë grupe të majta, studentë, aktivistë me rrogë, konspiracionistë dhe militant partish, me të vetmen kërkesë që të mos e shfaqnin hapur identitetin e tyre. E gjithë kjo funksionoi sa kohë secili mund të projektonte në mendje politikat e veta ndaj turmës, të paktën deri në momentin që partia më e madhe e opozitës vendosi të përfshihej seriozisht në radhët e protestës. Por, ndryshe nga studentët dhe aktivistët me rrogë, PD erdhi aty me gjithë logjistikën e saj. Lëvizja horizontale e studentëve dhe aktivistëve me rrogë mund të bashkëjetonte deri në njëfarë pike me këtë lloj makinerie, para se ekuilibrat të prisheshin. Me gjithë mllefin e tyre të sinqertë ndaj opozitës së vjetër, ata harruan se Berishës nuk i intereson nëse ata e besojnë vërtet kur ai thotë se shqetësohet për ta. E vetmja gjë që ai dhe partia e tij kishin nevojë, ishte që të bëheshin forca më e organizuar brenda protestës. Nga ai moment, të gjitha grupimet e tjera janë të detyruara të mos bëjnë gjë tjetër veçse të reagojnë ndaj tij. Kjo është dhe arsyeja përse prania e PD-së e ka gërryer kaq shumë protestën sepse prej dy javësh, e ka detyruar atë të mos flasë më për ndryshimet që kërkon, por vetëm të denoncojë se kush po përpiqet ta kapë atë. E mira këtu është se me moshën, Berisha ka nisur t’i ngjajë viruseve që e kanë fazën latent shumë të shkurtër dhe i shfaqin menjëherë simptomat, çka e bën më të lehtë për t’i identifikuar dhe për t’i kontrolluar. E keqja, nga ana tjetër, është se mbetet një variant virusi tepër agresiv. Kjo do të thotë se përplasjet mes këtyre grupeve, do të jenë edhe më të ashpra në ditët në vazhdim, ndoshta derisa vetë PD të lodhet së luftuari për kontrollin e një lëvizjeje që, sa herë i afrohet, bëhet më e vogël. Për momentin jemi në fazën kur protesta ka nisur të prodhojë antitrupat e saj. Problemi është se, në përpjekje për ta pastruar organizmin, rrezikon të “hajë” veten para se të “vrasë” infeksionin./TemA SI.E./ReportTv.al sali berisha protestat kunder qeverise PD bjorn runa Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.2% Jo 41.2% Nuk e di 8.6% Vota total: 512 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?