Lajme Zone
Kur lindën armiqtë e Ramës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kur lindën armiqtë e Ramës

Policia ka nisur shoqërimet e protestuesve në Korçë. Sipa...

Ka një rregull shumë të thjeshtë që e kanë zgjidhur amerikanët: maksimumi tetë vite në pushtet dhe largohu. Por në Shqipëri kryeministri ynë ka mandatin e katërt, që kalon nga mijëra të korruptuar, në miliarda abuzime, te bandat apo krimi i lidhur me pushtetin dhe ndërtimi i një autokracie të pashembullt.

Edi Rama është te mandati i katërt, po ezauron gjysmën e mandatit të katërt dhe në 13 vite ka qenë ky personi që i ka zgjedhur edhe zëvendëskryeministrat e akuzuar për korrupsion, edhe ministrat hajdutë, edhe ata kryetarët e bashkive që ka nëpër burgje, edhe administratën e korruptuar lart e poshtë.

A mund të mjaftojë kjo arsye për të dhënë dorëheqje, ndërkohë që shqiptarët e kanë parë si shpresën e fundit?!

Kjo është arsyeja e mjaftueshme pse një lider duhet të japë dorëheqjen edhe për një fakt, sepse pritshmëritë e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë shumë herë më të mëdha, por ai ndërtoi një pushtet të tillë që e ka bërë ta urrejë rinia, e urrejnë adoleshentët, e urrejnë studentët.

Ndoshta s’e duan fare as Saliun, por ata sot janë përballë shtetit vetëm për një gjë: nuk duan t'ia dinë as për Erion Veliajn, as për Belinda Ballukun, as për qeverinë e Ramës, as për ministrat e korruptuar në burg, as për SPAK-un çfarë po bëhet me luftën ndaj korrupsionit apo integrimin në BE.

Ata duan të ikë Edi Rama, janë të qartë në kërkesën më politike të tyre pa qenë fare pjesë e politikës. E kanë nga inati apo qejfi janë aty dhe e kanë këtë kërkesë. Janë lindur apo rritur në “epokën” 13-vjeçare të Ramës. Edi Rama duhet t’i thotë kryeministrit: IK

16 Tetor, 11:36 Kanë qenë 10 vjeç kur ka ardhur Edi Rama në pushtet, sot janë 23. Kanë qenë pesë vjeç kur ka ardhur Edi Rama në pushtet, sot janë 18. Ose dikush s'kishte lindur fare kur Edi Rama para 28 vjetësh bëhej ministër në Shqipëri. Lindi tri dekada më parë në Tiranë, Edi Ramën e ka pasur në çdo hap të jetës së tij çdo i ri që sot është 28 apo 30 vjeç e më shumë.

Sot janë pikërisht këta në rrugë, të keqpërdorur ose jo, janë aty të lodhur me Edi Ramën. Ky i fundit i lodhur me ç’pati nga pas dhe vërdallë që i kanë ngarkuar në kurriz, të gjithën jo për faj të tyre, por si zgjedhje e tij./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.