Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar. PD ka plotësuar strukturat drejtuese. Pas zgjedhjes të kryetares së Këshillit, Julia Emiri, është zgjedhur Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet. CNA ka zbardhur listën e plotë me emra që mund t’i gjeni këtu.
Pas zgjedhjeve lind një pyetje shumë e thjeshtë: PD do ketë disa nënkryetarë, ku dy janë të pavotuar. Njëri quhet Gazment Bardhi dhe tjetri quhet Agron Gjekmarkaj.
Kur do votohen në PD këta dy individë?
Si Agron Gjekmarkaj dhe Gaz Bardhi, ishin njerëzit kryesorë të Lulzim Bashës që po ashtu si Ervin Salianji e të tjerë, sulmuan me gaz lotsjellës demokratët në 8 janar të 2022-shit. Sot, 3 vite nga dhuna e Lulzim Bashës dhe palaçove të tij politikë ndaj demokratëve 8 Janar, 14:59 Nuk po theksojmë këtu dhe sulmet publike dhe mediatike ndaj Berishës deri tek përbetimet se do iknin nga politika po të rikthehej Saliu në PD.
Tani meqë Saliu është rikthyer kur do votohen Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj në Partinë Demokratike?
Gaz Bardhi mund të ketë ndonjë justifikim se mbulohet me grupin parlamentar, po Gjekmarkaj? Është bërë nënkryetar Kuvendi. Në çfarë forme, cilët e kanë votuar? Kush e ka zgjedhur Agron Gjekmarkajn që të shkojë nënkryetar Kuvendi? A duhet ta votojë një strukturë? A duhet ta votojë Këshilli Kombëtar, sepse zgjidhet nga grupi parlamentar, kryetari i grupit parlamentar? Në rregull, kjo është një çështje staturore. Po Gjekmarkaj? Për shkak të detyrës që ka, kap e vë nënkryetar Kuvendi, ndërkohë që si voton kush? Agron Gjekmarkaj si palaço publik 27 Maj, 07:08 A duhet të votohet Agron Gjekmarkaj bashkë me Gazment Bardhin?
Asnjëri as tjetri në votim nuk fitojnë kjo është e ditur, por mbajnë poste me emërime për shkakt të Berishës që nuk e donin në krye te PD-së.
Të dy janë individë që bënë një betejë të ashpër kundër kundër Berishës, ndërkohë që ishin me Lulin, dhe pastaj iu kthyen Lulit, ndërsa tani janë bërë servilë të Berishës që të mbajnë karriget.
Siç thotë Fan Noli tek 5 anarkitë, aty ku rrjeshton “Kollukofagët”: "Anarkia e idealeve: Për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i shqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i shqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”
Këta janë pikërisht kolltukofagët. Këta janë tamam si shushunja dhe si vemje. Për të mbajtur karrigen, shkojnë sa me Lulin, sa me Saliun dhe nuk votohen kurrë. Gazment Bardhi, personazhi i radhës në grupin e palaçove politik
10 Shtator, 20:26 Në PD nuk ka pse shqetësohen kush zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm apo kush zgjidhet sekretar apo nënkryetar, sepse zgjidhen me votë. Po këta të dy, Gjekmarkaj dhe Bardhi?
Njëri Sekretar i Përgjithshëm i Lulit e tjetri Nënkryetar i Lulit. Kanë nga një dekadë që qëndrojnë nëpër karrige dhe s’i ka votuar askush, të mos flasim për fitore, se s’kanë fituar asnjëherë, vetëm humbje regjistrojnë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

