Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj, më 18 tetor u transferua nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.
Transferimin, Veliaj e quajti rrëmbim policor dhe cenim të të drejtave të tij, por logjikisht kjo është një lajthitje pasi policia nuk mund të të rrëmbejë aq më pak kur je në burg si në rastin e kryebashkiakut. Lajthit Veliaj: Bela të lutem
20 Nëntor, 12:38 Por problemi ashtu siç e kemi theksuar dhe më parë është te fakti që Veliaj kërkon ta zgjedhë vetë burgun ku do të qëndrojë. Prej ditësh dëgjojmë kërkesat e avokatit të tij të pandehur në GJKKO apo mediave shërbëtore të tij se Veliaj duhet të shkojë në burgun e Durrësit pasi atje ndodhet më pranë familjes dhe vendit të punës si kryetar bashkie e Tiranës. Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë propozimit se në mënyrë që Veliaj të jetë më pranë familjes dhe vendit të punës ashtu siç ka kërkuar, duhet të transferohet te burgu 313. Strategjia e re e Veliajt për t’i shpëtuar burgut
20 Nëntor, 14:40 Kështu, Veliaj do të ishte më pranë familjes dhe vendit të tij të punës, mbase duke parë dhe nga dritarja e qelisë SPAK-un do të shkojë të gjykohet pa përdorur çfarëdolloj skemash me këmbë të thyer e me operacione për t’i shpëtuar drejtësisë. Përsërim dhe një herë propozimin Drejtorisë së Burgjeve, Ministrit, që të mos cenohen të drejtat e Veliajt, dërgojeni në burgun 313 që të jetë më pranë familjes dhe vendit të punës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

