Është zhvilluar sot protesta e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Një prej protestuesve, gjatë fjalës së mbajtur në bulevard, deklaroi se pjesëmarrja e lartë në tubim është një mesazh për qeverinë dhe se protestat do të vijojnë edhe gjatë muajit gusht. “Taulant Balla tani që Bulevardi është plot i ka ulur dronët. Kjo pjesëmarrje kaq masive në Bulevardin e Lirisë e tmerron këtë pushtet të korruptuar dhe ky është një motiv më shumë që nuk duhet të ndalemi”, u shpreh protestuesi.
Ai tha se kryeministri Rama pret që gjatë muajit gusht protestat të ndalen, por sipas tij qytetarët do të vazhdojnë mobilizimin deri në largimin e tij nga detyra. “Taulant Balla tani që Bulevardi është plot i ka ulur dronët. Kjo pjesëmarrje kaq masive në Bulevardin e Lirisë e tmerron këtë pushtet të korruptuar dhe ky është një motiv më shumë që nuk duhet të ndalemi. Gushti është muaji i vetmisë së madhe për Edi Ramën. Edi Rama pret që në muajin gusht protesta të ndalojë dhe Edi Rama të shpëtojë, por jemi këtu për t’i treguar se nuk do ndalojmë derisa ta largojmë Edi Ramën…para 65 ditëve kush e kishte menduar se më 6 gusht do ishim kaq shumë. Kjo është shpresëdhënëse për të ardhmen e Shqipërisë dhe tmerruese për Edi Ramën. Presioni që ka Edi Rama nga kjo protestë është i jashtëzakonshëm…Ai si kryeministër ka përsëritur disa herë se ka kontratë me 800 mijë shqiptarë. Ai na e ka thënë me gojën e tij se është kryeministër vetëm i patronazhistëve, oligarkëve e kriminelëve që kanë mbledhur vota për të. E ka shkelur betimin që ka dhënë te Presidenti për t’i shërbyer të gjithë shqiptarëve pa dallim…Por ai e ka thënë disa herë se i shërben vetëm partisë së tij, që kanë mbledhur vota për të….Kjo është një turp…Kudo në Shqipëri, Diasporë të mos ndalemi”, tha protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
