"Është ekipi më i mirë". Ky ishte komenti i parë i Sali Berishës pas zgjedhjes së kupolës së re drejtuese me të cilën do të bashkë-drejtojë selinë blu, përmes premtimit për ripërtëritje, por që në postet më të rëndësishme pas kryetarit, ricikloi të njëjtët emra. Rezultati i votimit të së mërkurës nga anëtarët e këshillit kombëtar të PD-së nuk prodhoi surpriza për numrin 2 të Partisë Demokratike. Në një garë të lehtë dhe mes polemikash, Flamur Noka ri konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm duke marrë 184 vota përballë rivalit që grumbulloi 84 vota, Saimir Korreshi, i vendosur në këtë garë vetëm ditën që nisi edhe votimi. Në mbledhjen e së mërkurës, ai u cilësua nga Ilirjana Kuçana si “fenomen që duhet luftuar.” Anëtarja e Këshillit e pyeti drejtpërdrejt kryetarin Sali Berisha për rikandidimin e Nokës. LEXO EDHE:S’ka dakordësi për afatet e ‘Territoriales’, Berisha: Rama urdhëroi PS që të vijojnë punën vetëm, duan ta miratojnë pa ne Në garën mes Luçiano Boçit dhe Belind Këlliçit për një nga 5 nënkryetarët e partisë, triumfoi ky i fundit me 177 vota përballë 113 të Boçit. Nënkryetarë zgjidhen edhe Nikola Kedhi nga të rinjtë dhe Erisa Bajaziti nga diaspora, ndërsa Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj vijojnë të qëndrojnë exofficio si nënkryetarë, për shkak të detyrave të tyre si kryetar grupi parlamentar dhe nënkryetar Kuvendi. Kështu, PD do të ketë 5 nënkryetarë. Klevis Balliu merr detyrën e Sekretarit Organizativ, ndërsa Marash Logu atë të Sekretarit për çështjet zgjedhore dhe ligjore. Me votimin e së mërkurës, mbyllet i gjithë procesi zgjedhor që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare prej disa muajsh, proces që u kontestua nga disa demokratë, sic një ditë më parë artikuloi publikisht anëtarja e Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana që se në PD emërimet bëhen me bekimin e Flamur Nokës. Sekretar i PërgjithshëmFlamur Noka: 184 votaSaimir Korreshi: 84 votaSekretar OrganizativKlevis BalliuSekretar për Burimet NjerëzoreAndi MustafajSekretar për Çështjet Ligjore dhe ZgjedhoreMarash LoguSekretare për Marrëdhëniet me PublikunViola KapedaniSekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë CivileEva MetajSekretare për Integrimin EvropianFjoralba DizdariSekretar për Emigracionin dhe DiasporënEthem AgaSekretar për DixhitaliziminEtion KapedaniSekretar për Infrastrukturën dhe TerritorinGentian KaprataSekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër KorrupsionitEndira BushatiSekretar për të Drejtat e NjeriutFranc NuriSekretar për të Përndjekurit PolitikëShkëlqim LepenicaSekretar për Pushtetin LokalYlli AsllaniSekretar për Aksionin QytetarErges EskiuNënkryetarBelind Këlliçi 177 vota Luçiano Boçi 113 votaNënkryetarJonathan Pano 101 vota Nikola Kedhi 174 votaNënkryetarBesa Manaj 69 vota Erisa Bajaziti 193 vota Komisioni i ApelimitAdriana KalajaBesart LoguShaqir ManjaniSuina AsllanajGentian Koçi P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: klevis balliu Erisa Bajaziti Nikola Kedhi belind këlliçi agron gjekmarkaj luçiano boçi gazment bardhi sali berisha ilirjana kucana flamur noka keshilli kombetar i PD zgjedhjet ne pd PD Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86% Nuk e di 3.5% Vota total: 3589 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

