Lajme Zone
Kupa e Botës/ “Gjelat” zbusin ‘Luanët e Atlasit’, Franca mposht Marokun dhe shkon në gjysmëfinale (Video)
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kupa e Botës/ “Gjelat” zbusin ‘Luanët e Atlasit’, Franca mposht Marokun dhe shkon në gjysmëfinale (Video)

Franca është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultatin 2-0 në çerekfinalen e zhvilluar në stadiumin “Gillette Stadium”, në Massachusetts.

Franca “likujdon” Marokun dhe shkon në gjysmëfinale për herë të tretë radhazi. Mbape “korrigjon” gabimin e pjesës së parë Franca është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultatin 2-0 në çerekfinalen e zhvilluar në stadiumin “Gillette Stadium”, në Massachusetts.

Francezët patën mundësinë të kalonin në avantazh që në minutën e 25-të, kur Kilian Mbape u ndal në mënyrë të parregullt në zonë nga Nusair Mazraui. Gjyqtari akordoi penallti, vendim i konfirmuar edhe pas rishikimit me sistemin VAR. Megjithatë, sulmuesi francez nuk arriti të shfrytëzonte rastin, pasi goditja e tij u prit pa vështirësi nga portieri Bono. Në fundin e pjesës së parë, Lukas Dinje provoi me një goditje spektakolare nga distanca, por topi u ndal në traversë, duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin në barazim pa gola.

Franca zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të. Pas një asisti të Dezajër Due Kilian Mbape realizoi me një goditje të saktë brenda zonës, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Osmane Dembele dyfishoi shifrat me një goditje të bukur nga jashtë zonës, duke vulosur praktikisht kualifikimin e francezëve. Maroku pati një mundësi të mirë për të rihapur ndeshjen në minutën e 85-të, por goditja e Ounahi u ndal me një pritje vendimtare nga portieri Majk Menjo.

Me këtë fitore 2-0, Franca siguron për herë të tretë radhazi praninë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Në gjysmëfinale "Gjelat" do të përballen me fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë.franca maroku kupa e botës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Kualifikueset e 'Conference League', Dinamo mposhtet në shtëpi nga Astana; Blutë kthejnë sytë nga ndeshja e kthimit 9 Korrik 2026, 22:5522:55Sport Mbyllet pa fitues pjesa e parë, Mbape fal Marokun; gabon gjithçka nga pika e penalltisë (Video) 9 Korrik 2026, 22:5122:51Sport Talenti shqiptar bën hapin e madh si futbollist profesionist, 17-vjeçari pranë firmës me Bajernin e Mynihut 9 Korrik 2026, 22:4122:41Sport Nga mësues i edukimit fizik në drejtimin e Marokut, trajneri që sfidon Francën e nisi karrierën si ndihmës i Besnik Hasit 9 Korrik 2026, 22:2022:20Sport Vllaznia përmbys Malishevën, shkodranët me hap të sigurt drejt raundit tjetër të Ligës së Konferencës 9 Korrik 2026, 21:5821:58Sport Xhaka beson te surpriza ndaj Argjentinës dhe paralajmëron Mesin: Jemi pranë historisë, duam të shkojmë më tej 9 Korrik 2026, 21:3721:37Sport