Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të fëmijëve që ndodhen në protestë.
Përmes një mesazhi nga kolltuku i saj në Ministrinë e Arsimit, Kumbaro u kërkon prindërve të flasin me fëmijët e tyre pasi çdo orë që ua merr dhuna, janë orë të humbura nga jeta e tyre. “Të dashur prindër, kini besim te mësuesit. Por sidomos flisni me fëmijët tuaj. Çdo orë që ua merr dhuna, çdo minutë që shohin vandalizmat që i janë bërë qytetit tonë në rrjetet sociale, janë orë të humbura nga jeta e tyre. Koha e tyre është për edukim. Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë”, ka thënë ndër të tjera Kumbaro./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

