Lajme Zone
Kullë shumëkatëshe në vend të “Tajvanit”/ Studio daneze fiton konkursin, ja si do të duket “Tirana Fountaine Tower” (Foto)
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kullë shumëkatëshe në vend të “Tajvanit”/ Studio daneze fiton konkursin, ja si do të duket “Tirana Fountaine Tower” (Foto)

Në Parkun Rinia, në zemër të kryeqytetit, do të ndërtohet një godinë tridimensionale me shumë kate. Kompania daneze “Bjarke Ingels Group” u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin e ri, i pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza”.

Në Parkun Rinia, në zemër të kryeqytetit, do të ndërtohet një godinë tridimensionale me shumë kate. Kompania daneze “Bjarke Ingels Group” u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin e ri, i pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza”. Projekti fitues parashikon një ndërtesë të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun. Projekti do të zëvendësojë godinën aktuale të kompleksit “Tajvani” në kryeqytet, që është një pronë private.

Më herët, gjatë prezantimit të pesë projekteve ndërkombëtare, që ishin pjesë e garës, përballë një jurie ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij plani, që sipas tij, do të transformojë Parkun Rinia, por pa prekur hapësirën e gjelbër brenda tij.

“Rruga që kemi zgjedhur, për të ftuar në Shqipëri dhe përfshirë në këtë fazë historike ëndrrash dhe ambiciesh të mëdha arkitektë ndërkombëtarë, është rruga më e mirë për të nesërmen”, theksoi kryeministri Edi Rama. Konkurs ndërkombëtar për “Tirana Fountain Tower”, 5 studio në garë/ Rama u përgjigjet kritikëve: Nuk bëjmë këtu atë që Europa nuk e lejon

Politikë Top Channel