TIRANË- Partia Socialiste do ta mbyllë brenda nëntorit reformën zgjedhore, me apo pa konsensusin e opozitës. Maxhoranca fton PD në komisionin e posaçëm, por kreu kuvendor i PS, Taulant Balla, tha se i kanë votat për ta miratuar edhe ndryshimet zgjedhore, ndërsa opozita nuk ka asnjë mundësi të bllokojë agjendën e integrimit europian.
Analisti Klementin Mile, u shpreh në “News Line”, se dy partitë kryesore politike po luajnë sipas tij një “lojë” me reformën zgjedhore. Sipas tij, Shqipëria duhet ta kishte zgjidhur njëherë e mirë çështjen e reformës zgjedhore, sipas standardeve të kërkuara.
“Loja që po luhet me reformën zgjedhore është jo si të bëjmë një reformë më të mirë sipas standardeve, por është një lojë tjetër, dhe palët e dinë se kjo do dështojë, nuk do dështojë në kuptimin e pasjes së një marrëveshje, por në formën që do marrë nuk do ketë legjitimitetin që i kërkohet. Vendi ynë duhet ta kishte zgjidhur këtë çështje njëherë e mirë dhe kjo krijon pakënaqësi”, tha ai. Ai pohoi se çfarëdo marrëveshje të arrihet mes dy partive politike, ajo0 do të “paragjykohet” nga palë të tjerë, të cilët do ta etiketojnë atë si jo përfaqësuese dhe të padrejtë.
Çfarëdo lloj marrëveshjeje që do arrihet, ajo do paragjykohet nesër nga ata që kanë dalë në shesh dhe nga ata që kanë ambicie për të krijuar parti politike. Loja mes PS dhe PD në këtë tavolinë, do jetë : kujt do t’i mbetet faji? PD që po themi nuk po respekton afatet, apo PS që nuk po i përgjigjet disa kërkesave që vijnë nga sheshi, rruga etj etj.”, tha ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Klementin Milerefoma zgjedhoreshqiperi
