Mbi një mijë persona që marrin shërbime në qendrat rezidenciale të përkujdesit shoqëror në të gjithë vendin i janë nënshtruar kontrolleve stomatologjike në kuadër të një procesi depistimi, që tashmë ka përfunduar. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, sipas së cilës depistimi është zhvilluar në të gjitha qendrat rezidenciale të përkujdesit shoqëror, ku aktualisht marrin shërbim 1028 përfitues. LEXO edhe...Nis puna për njësinë lëvizëse të kujdesit dentar për fëmijët! Depistim dhe trajtim edhe në shkollat pa kabinete dentare (VIDEO) Gjatë kontrolleve janë identifikuar nevojat e secilit përfitues për kujdes shëndetësor oral, me synimin që problemet të evidentohen në kohë dhe të ndiqen më tej me trajtimin e nevojshëm. Sipas ministres, ky proces është pjesë e përpjekjeve për të garantuar që edhe personat që jetojnë në qendrat e përkujdesit shoqëror të kenë akses në shërbime shëndetësore, njësoj si pjesa tjetër e qytetarëve. “Kujdesi për shëndetin oral, edhe për personat në qendrat e përkujdesit shoqëror. Ka përfunduar depistimi stomatologjik në qendrat rezidenciale të përkujdesit shoqëror në të gjithë vendin. Në këto institucione marrin shërbim 1028 përfitues, ndërsa gjatë këtij procesi janë kryer kontrolle stomatologjike, duke mundësuar që nevojat e tyre të identifikohen dhe të ndiqen në kohë. Ky proces është një tjetër hap për të garantuar kujdes shëndetësor të aksesueshëm dhe të barabartë, veçanërisht për personat që kanë nevojë për më shumë mbështetje”, shkroi Spahiu në rrjetet sociale. U.D/ReportTv.al Klodiana Spahiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.8% Nuk e di 4.9% Vota total: 5051 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

