Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në një prej rrugëve të Malit të Zi, ku një burrë është shfaqur në mes të qarkullimit duke penguar automjetet dhe duke krijuar tension mes drejtuesve.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, burri shihet teksa qëndron përpara makinave, duke goditur disa prej automjeteve dhe duke ofenduar drejtuesit. Pavarësisht tentativave për të vijuar lëvizjen, ai nuk pranon të largohet nga rruga, duke detyruar shoferët të frenojnë dhe të shmangin përplasjen me të.
Sjellja e tij ka krijuar një situatë të rrezikshme, jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për vetë personin që qëndron në mes të rrugës.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë reagim dhe nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse autoritetet malazeze kanë ndërhyrë apo kanë marrë masa ndaj tij.

