Një hulumtim i kryer mbi një bazë të dhënash në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se kufizimi i konsumit të sheqerit gjatë dy viteve të para të jetës mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit në vitet e mëvonshme, transmeton Anadolu. Shkencëtarë nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong analizuan profilet e rreth 65 mijë personave të regjistruar në projektin britanik "Biobank".Lexo edhe:Gabimet e zakonshme pas moshës së mesme që mund të përfjnë me thyerje të legenit Hulumtimi analizoi ndikimin e rritjes së shpejtë të konsumit të sheqerit në zakonet ushqimore të njerëzve pas përfundimit të periudhës së kufizimit të sheqerit në Mbretërinë e Bashkuar. U zbulua se te personat që kishin kaluar periudhën e kufizimit të sheqerit deri në moshën dyvjeçare, shkalla e demencës ishte 23 për qind më e ulët dhe sëmundja diagnostikohej mesatarisht dy vjet e gjysmë më vonë. "Gjetjet tona tregojnë se kufizimi i konsumit të sheqerit në fazat më të hershme të jetës mund të sjellë përfitime afatgjata për shëndetin e trurit", tha studiuesi Jiazhen Zheng. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën "Neurology".
