Lajme Zone
Kufizimet për mishin nga Brazili, AKU sqaron rregullat e reja të importit
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kufizimet për mishin nga Brazili, AKU sqaron rregullat e reja të importit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ndryshimin e rregullave për importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, në kuadër të masave të reja të Bashkimit Evropian për produktet me origjinë shtazore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ndryshimin e rregullave për importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, në kuadër të masave të reja të Bashkimit Evropian për produktet me origjinë shtazore. Sipas AKU-së, Brazili është hequr nga lista e vendeve të autorizuara për eksportin drejt Bashkimit Evropian të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor. Megjithatë, ngarkesat e mishit të gjedhit dhe shpendëve me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata zyrtare shëndetësore veterinare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe nëse mbërrijnë në territorin e Shqipërisë pas kësaj date. AKU sqaron se Komisioni Evropian ka përcaktuar se kërkesat e reja nuk zbatohen për eksportet nga vendet e treta të kryera përpara 3 shtatorit 2026. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.