Ai deklaroi se në shqipëri ka ekonomi informale dhe para të pistë, por sipas tij, kjo është diçka që ndodh kudo... Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se forcimi i lekut dhe rënia e euros ka ardhur vetëm për shkak të rritjes së ekonomisë së vendit. Teksa mori pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama i quajti gomarllëqe lajmet se vendi është kthyer në ‘parajsë’ ku pastrohen paratë e pista.
Kjo edhe pse nga raportet ndërkombëtare, hetimet e SPAK-ut, aksionet e Europolit ndaj karteleve të drogës ku kanë qenë pjesë dhe shqiptarët, si dhe përgjimet e dokumentuara në aplikacionet e enkriptuara si ‘Sky Ecc’ ‘EncroChat’, flitet për miliona e miliona euro që vijnë për të pastruar në Shqipëri, kryesisht në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme.
Teksa për të minimizuar situatën, Rama nuk harroi që të shtonte edhe shprehjen e famshme të ‘Rilindjes’; gjëra të tilla ndodhin edhe në botën perëndimore. Ai deklaroi se në shqipëri ka ekonomi informale dhe para të pistë, por sipas tij kjo është diçka që ndodh kudo.
“Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda. Të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë vetë që kanë nevojë për lajme të këqija, por është pa lidhje.
Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një lajm që s’do të vinte nga kanalet e informimit si ata që i bien violinës me vesh, por nga kanale ndërkombëtare financiare që e ndjekin ekonominë tonë me lupë. A ka ekonomi informale në Shqipëri? Sigurisht që ka. Edhe para të pisët ka, por ku nuk ka? Është shumë e ligë t’ia veshësh Shqipërisë duke qenë shqiptar këtë lloj kostumi kaq të ndyrë. Nuk e di çfarë janë ata që e bëjnë”, u shpreh Rama.
Situata në fakt flet për një realitet komplet tjetër, vetëm nga hetimet e SPAK-ut është vërtetuar se grupet kriminale të trafikut të drogës, i pastrojnë paratë e tyre në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme, gjë që ka sjellë pasoja për ekonominë shqiptare dhe ka deformuar tregun imobilar.rama euro ekonomia 6 Komente R R 17 Korrik 2026, 14:19 Pra simbas zotit kryeminister hyrja me shumice e parase se piset ne aktivitetin kryesor te vendit nuk ka ndikuar ne cvleresimin e euros? Nuk ka ndikuar ne renien e eksportit~? Nuk ndikon ne te ardhurat qe vijne nga emigrantet dhe ul aftesine blerese te shqiptareve hallexhij qe mbahen me parate e djemve te tyre qe punojne jashte e ketu puna e tyre zhvleresohet me 40%? Ti qofsh o zoti Kryeminister. Përgjigjjuni L Lalka i Dunavecit 17 Korrik 2026, 14:31 Sa shakator e kemi Kryeministrin!!!
Te ka Lali xhan xhan xhan o udheheqes i lavdishem!!! Përgjigjjuni V VT 17 Korrik 2026, 14:35 ????????????????o ZOT I MADH cfare gjetje gjeniale???????????????? Përgjigjjuni K Kumbari pallosh 17 Korrik 2026, 14:38 Nukk ka monedhe qe i reziston fluksin te parave te drogës per llogari te Kumbarit.
Kumbari ne çifligub e vet eshte sot me i forte se dikur Ali Pash Tepelena ne çfligun e tij.. Përgjigjjuni ? ? 17 Korrik 2026, 14:40 Guvernatorët e bankave qendrore në vendet e BE-së nuk gëzojnë zakonisht imunitet personal nga arrestimi apo ndjekja penale vetëm për shkak të detyrës së tyre. Mbrojtja që kanë lidhet kryesisht me pavarësinë institucionale të bankës qendrore dhe, për vendet e eurozonës, me rolin e tyre në Banka Qendrore Europiane.
Ja si funksionon në praktikë:
Nuk ekziston një rregull i përgjithshëm në BE që kërkon autorizim nga parlamenti apo gjykata kushtetuese për arrestimin e një guvernatori.
Në vende si Gjermania, Franca, Italia, Belgjika apo Spanja, guvernatorët janë subjekt i ligjit penal si çdo zyrtar tjetër. Nëse ka bazë ligjore, prokuroria dhe gjykatat mund të procedojnë sipas rregullave të zakonshme.
Ajo që mbrohet fort është mandati i tyre: qeveritë nuk mund t'i shkarkojnë arbitrarisht. Statuti i Sistemit Europian të Bankave Qendrore parashikon se një guvernator mund të shkarkohet vetëm në rrethana të kufizuara (p.sh. nuk plotëson më kushtet për detyrën ose ka kryer shkelje të rëndë), dhe vendimi mund të ankimohet në Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të ECB-së gëzojnë privilegje dhe imunitete funksionale, që synojnë të mbrojnë ushtrimin e detyrës së tyre evropiane (p.sh. për veprime të kryera në cilësinë zyrtare), por këto nuk përbëjnë imunitet të përgjithshëm ndaj hetimit ose arrestimit për vepra penale, si korrupsioni, mashtrimi apo krime të tjera.
__________________________
Pse duhet "imuniteti" për Guvernatorin e BSH-së? Projektligji i ri kërkon autorizim nga Gjylata Kushtetuese për arrestimin e guvernatorit. Përgjigjjuni A A 17 Korrik 2026, 14:40 Shqipëria në tërë historinë e njerëzimit, nisur nga Adami dhe Eva, është i vetmi vend në rruzull që ndaloi fenë. Nuk e ndaluan as Stalini, as Hitleri, as Mao. Nga një herë më duket sikur perëndia për ta zhbërë këtë popull na dërgoi mallkesën Edi Rama, armikun sistematik dhe më të egër të Kombit. Na u bë Sullyan Mehmeti dhe Enveri për ti puthur në ballë. Zhbëjë atë dhe jo Kombin o Zot. Nuk ka faje populli. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen’, Rama: Financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet e vogla e të mesme! 17 Korrik 2026, 13:2313:23Politike Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër” 17 Korrik 2026, 13:0513:05Politike Tabaku kritika qeverisë: Zhvlerësimi i euros po dëmton ekonominë shqiptare, po humbasin bizneset dhe familjet 17 Korrik 2026, 12:4912:49Politike A ka shanse që platforma ‘Spiropali’ të prodhojë reaksion në PS? 17 Korrik 2026, 09:2509:25Politike Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale 16 Korrik 2026, 22:1822:18Politike Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës! 16 Korrik 2026, 22:0522:05Politike

