Ndryshojnë si dita me natën. Protestat e studentëve në Serbi dhe protestat e dhunshme në Tiranë mund të krahasohen, për të kuptuar mënyrën se si pakënaqësia qytetare shndërrohet në presion politik. Në krahasim, duhet të dallojmë qëllimet, organizimin, metodat dhe mbështetjen shoqërore të secilës lëvizje. Dallimi lidhet me mënyrën se si ndërtohet një lëvizje, çfarë kërkon, si vepron dhe çfarë marrëdhënieje krijon me shoqërinë. Protestat e studentëve serbë nuk prodhuan dhunë LEXO EDHE:Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, Veliaj mesazh nga qelia: Protestat nuk janë 'fundi i botës', urime për rrëzimin e makiavelistit të Beogradit Në Serbi, lëvizja studentore mori përmasa kombëtare pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 15 persona dhe një tjetër qytetar ndërroi jetë më vonë nga plagët. Tragjedia nxiti kërkesa për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit. Protestat u zgjeruan në universitete dhe qytete të shumta, duke u shndërruar në sfidën më të madhe ndaj pushtetit 14-vjeçar të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Në Tiranë, një protestë, të cilës nuk i dihen në publik organizatorët, e cila zgjati mbi katër muaj nga 1 qershori deri më 12 tetor 2026, me karakter thellësisht paqësor u shoqërua në periudhën 13-25 tetor 2026, me episode dhune, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përplasje me policinë. Dallimi kryesor, pra, nuk qëndron vetëm tek kohëzgjatja, por tek fakti kokëfortë që protestat studentore në Serbi nuk prodhuan dhunë ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrim e plaçkitje ndaj bizneseve private. Protestat studentore në Serbi u zhvilluan, duke përfshirë bllokime universitetesh, tubime masive, marshime dhe forma të tjera mobilizimi qytetar paqësor. Nuk pati grupe vandalësh me maska. Karakteri paqësor i protestave iu dha mundësi organizatorëve të zgjeronin rrjetin e tyre, të artikulonin kërkesat dhe të mbanin presionin mbi institucionet publike dhe qeverinë në tërësi. Në Tiranë, dy javët e protestave të dhunshme përfaqësojnë një dinamikë tjetër: përshkallëzim të shpejtë, përplasje dhe dëmtime që e zhvendosën vëmendjen nga kërkesat fillestare të studentëve, dëmtim i rëndë i sigurisë publike në qendër të kryeqytetit dhe pasojat tejet negative ekonomike. Në Serbi, tragjedia e Novi Sadit u bë pikënisja e një mobilizimi, që lidhi përgjegjësinë për një ngjarje konkrete me shqetësime më të gjera për korrupsionin, transparencën dhe funksionimin e shtetit. nStudentët kërkuan publikimin e dokumentacionit përkatës, përgjegjësi për ngjarjen dhe ndjekjen e procedurave ligjore. Në Tiranë, studentët, pakënaqësia dhe protesta e tyre u përdorën si masha për gështenja politike të grupeve organizatore të protestës, ende të padala publikisht. Lëvizja studentore serbe u dallua për organizimin në universitete, koordinimin e veprimeve dhe përhapjen e mobilizimit përtej mjediseve akademike. Në tubime morën pjesë edhe qytetarë që nuk ishin studentë, duke i dhënë protestës një dimension më të gjerë shoqëror. Në Tiranë, që më 13 tetor 2026, studentët protestues hodhën vezë dhe bojë në muret e Ministrisë së Arsimit. Ishin të tjerë ata që vunë kapuçet dhe maskat për të mos u njohur dhe thyen xhamat, goditën policinë me gurë nga coptimi i kalldrëmeve dhe pastaj vunë në zjarr e hekur qendrën e Tiranës për 14 ditë. Në Serbi dolën në rrugë me dhjetra mijëra deri qindra mijëra studentë fytyrëzbuluar. Në Tiranë, nga 78 mijë studentët që kemi, dolën dhe protestuan me qindra studentë fytyrëzbuluar, ndërsa dhjetra të tjerë të rinj dhe adoleshentë të maskuar hodhën gurë, molotovë dhe dogjën institucione publike dhe biznese private. Raporti me dhunën përbën realisht një vijë ndarëse vendimtare mes karakterit paqësor të proteste dhe të dhunshëm të një proteste tjetër. Ja pse protestat në Serbi dhe ajo e dhunshme në Tiranë ndryshojnë si nata me ditën. A.C/Shqiptarja.com TAG: protesta serbi Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Miri: 26/10/2026 11:05 Dallimi eshte qe nuk kane Fatos Cocole ne Serbi. Edhe sikur, prape e kishin fitu mbi Rame Vucicin!! Përgjigju Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.6% Jo 19.4% Nuk e di 4% Vota total: 299 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

