Lajme Zone
“Ku është Ditmir Bushati?” Qytetarët pyesin: Pse hesht ish-ministri socialist, që dikur ishte zëri kritik brenda PS
PolitikëBalkanWeb

“Ku është Ditmir Bushati?” Qytetarët pyesin: Pse hesht ish-ministri socialist, që dikur ishte zëri kritik brenda PS

Protestat vijojnë dhe qytetarët presin qëndrime të qarta nga përfaqësuesit e politikës, por një emër, nga i cili kishte shumë pritshmëri dhe që bie në sy për mungesën e reagimit, është Ditmir Bushati.

Protestat vijojnë dhe qytetarët presin qëndrime të qarta nga përfaqësuesit e politikës, por një emër, nga i cili kishte shumë pritshmëri dhe që bie në sy për mungesën e reagimit, është Ditmir Bushati. Ish-ministri, që dikur shihej si një zë i moderuar dhe kritik brenda Partisë Socialiste, sot përballet me pyetjet e qytetarëve. Në redaksinë tonë kanë mbërritur mesazhe ku pyesin: Ku është zëri i Ditmir Bushatit? Pse nuk reagon në një moment kur qytetarët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë përgjigje nga kryeministri dhe qeveria? A ishte vërtet një zë i pavarur brenda PS-së, ka frikë, apo zgjedh me kujdes momentin kur duhej të flasë? Për shumëkënd, Bushati ishte një figurë që mund të artikulonte kritika brenda kampit socialist, që nuk identifikohej gjithmonë me heshtjen kolektive të mazhorancës. Pikërisht për këtë arsye, mungesa e tij sot bie më shumë në sy. Kur pritej të dëgjohej, heshtja e tij është bërë lajm më vete. Nëse ai ka rezerva për mënyrën se si qeveriset vendi, nëse ka kritika për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ky është momenti kur publiku pret ta dëgjojë të flasë. Ndër zërat kundër në PS, ishin gratë që u treguan më burrnesha se ai. A është kjo zgjedhje e Bushatit për të qëndruar jashtë konfliktit politik, kujdes për të ardhmen e tij, apo pritje për të parë se në cilin drejtim do të lëvizin zhvillimet? Qytetarët e kanë pyetur, protestat po vijojnë, por Ditmir Bushati ende nuk dëgjohet. Ndoshta nuk i ka ikur zëri, por nuk e ka vullnetin për ta përdorur atë. Sepse mund të jesh zë kritik brenda PS-së kur nuk rrezikon asgjë, por të flasësh kur bëhet fjalë për zgjedhje politike, është krejt tjetër. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb