Lajme Zone
Kthjellime e vranësira më 15 gusht, reshje shiu në disa zona! Ja si do të jenë temperaturat
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kthjellime e vranësira më 15 gusht, reshje shiu në disa zona! Ja si do të jenë temperaturat

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura; prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e qendrës dhe kryesisht jug.Lexo edhe:Gushti, muaji më i rrezikshëm për aksidentet nga drejtimi në gjendje të dehur Vranësirat e dendura do të shoqërojnë me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug ndërsa në zonën e juglindjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.