Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës, sipas SHMU. Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

