Lajme Zone
Kthjellime dhe rënie temperaturash/ Parashikimi i motit për sot
Të tjeraCNA

Kthjellime dhe rënie temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Një masë e ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë ku...

Një masë e ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe mjaft të ftohtë gjatë orëve të paradites.

Pasdite dhe në vijim, pritet shpeshtim i vranësirave dhe shtim i lagështirës në ajër, duke bërë që në shumë zona i ftohti të ndihet edhe më shumë, sipas MeteoAlb. Megjithatë, mundësia për reshje është pothuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 2–6°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 21°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në Durrës dhe Fier.

Ndërkohë, era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.