Një mjet lundrues Jet Ski ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë në Ksamil, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në det. Pas pas konstatimit të ngjarjes gjatë patrullimit, Policia ka bllokuar mjetin lundrues dhe ka gjobitur me 500 mijë lekë të rinj drejtuesin e Jet Ski-së. LEXO edhe...Ina Zhupa denoncon ndotjen e detit në Porto Palermo: Pushuesit dolën me njolla vaji nga uji, ku janë institucionet? Ngjarja është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e njohur si “Bar Bistro”. Policia e Shtetit u ka bërë apel përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë pushuesit. Njoftimi i Policisë: Ksamil/ Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit Bllokohet edhe mjeti lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit. Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. S., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500 000 lekë të rinj. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve. Kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus të veçantë garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e çdo shkeljeje që rrezikon jetën dhe sigurinë në det. R.Xh/E.H/ReportTv.al policia e shtetit mjet lundrues jet ski Vlore sarande Ksamil Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 45.7% Jo 46.9% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 1688 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
