Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ksamil/ Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë të rinj! Bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)


Policia ka gjobitur me 500 mijë lekë të reja drejtuesin e një gomoneje, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në Ksamil, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Gjithashtu 'Blutë' kanë bllokuar edhe mjetin lundrues.

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj në Ksamil, pasi ka hyrë me gomone në zonën e sigurisë pranë plazhit, duke rrezikuar pushuesit. Sipas Policisë, mjeti lundrues ishte futur brenda perimetrit të sigurisë në zonën e “Plazhit Publik” në Ishujt e Ksamilit. Blutë kanë njoftuar se kanë bllokuar edhe mjetin lundrues. LEXO edhe...‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës (VIDEO) Po ashtu, Policia e Shtetit i bën apel të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit. Njoftimi i Policisë: Ksamil/ Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit. Bllokohet edhe mjeti lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit. Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ishujve të Ksamilit, te “Plazhi Publik”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (gomone), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. B., u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit. R.Xh/E.H/ReportTv.al Perimetri i sigurisë gomone Ksamil Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 3178 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?