Lajme Zone
Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT)

Ksamil - Një 20-vjeçar nga Franca është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15 në shezlongët lokalit 'Principotes' në zonën bregdetare të Ksamilit. Paraprakisht dyshohet se i riu Migel Mendes është vrarë me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata nga Hasi pas një konflikti, motivet e të cilit janë ende të paqarta. LEXO edhe...I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi

Ksamil - Një 20-vjeçar nga Franca është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15 në shezlongët lokalit 'Principotes' në zonën bregdetare të Ksamilit. Paraprakisht dyshohet se i riu Migel Mendes është vrarë me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata nga Hasi pas një konflikti, motivet e të cilit janë ende të paqarta. LEXO edhe...I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. 29-vjeçari dyshohet se ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge me pesë vite burg. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar. "Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes" njoftoi sot policia. Lajm në përditësim… -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 07:47 I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil Foto: Sokrat VataSokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi francez rreth 20 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës. Share Xh.K/ReportTv.al Ksamil sarande Vlore vrasje me thike Sokrat Vata Migel Mendes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59% Shoqëria 24.3% Social media 16.7% Vota total: 2703 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?