Lajme Zone
Kryetarët e gjykatave kërkojnë zhbllokimin e pagave: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses
EkonomiEuronews Albania

Kryetarët e gjykatave kërkojnë zhbllokimin e pagave: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

Kryetarët e gjykatave në Shqipëri kanë kërkuar zhbllokimin pa vonesë të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, si dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Kryetarët e gjykatave në Shqipëri kanë kërkuar zhbllokimin pa vonesë të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, si dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Në një mbledhje të zhvilluar sot, ata kanë diskutuar situatën e krijuar nga mosprocedimi i pagave dhe pasojat që kjo sjell për funksionimin normal të gjykatave. Në qëndrimin institucional, kryetarët theksojnë se paga për punën e kryer është detyrim dhe se shqetësimi i administratës gjyqësore është real. Sipas tyre, pagat duhet të procedohen pa vonesë, ndërsa reagimet e punonjësve nuk duhet të cenojnë vijimësinë e punës së gjykatave. Kryetarët e gjykatave kundërshtojnë gjithashtu pretendimet se gjyqësori ka vendosur vetë pagat e tij, duke argumentuar se kërkohet zbatimi i vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e cilësojnë përfundimtar dhe të detyrueshëm. Sipas tyre, bllokimi i pagave dhe interpretimet e ndryshme mbi efektet e vendimit prekin pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin normal të drejtësisë. “Paprekshmëria e pagës së gjyqtarit nuk është privilegj ekonomik, por një prej garancive të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në qëndrimin e kryetarëve të gjykatave.