Lajme Zone
Kryesia e Kuvendit u sulmua dje nga protestuesit, sot seancë plenare, pritet vijimi i protestës! Në rend dite 4 interpelanca dhe komisioni për fazën II të ‘Territoriales’
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kryesia e Kuvendit u sulmua dje nga protestuesit, sot seancë plenare, pritet vijimi i protestës! Në rend dite 4 interpelanca dhe komisioni për fazën II të ‘Territoriales’

Kuvendi zhvillon sot në orën 10:00 seancën plenare të radhës, me në sfond protestat e dhunshme që prej dy ditësh kanë përfshirë kryeqytetin dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë së enjtes, sipas paralajmërimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale. Sulmet e djeshme të protestuesve shënjestruan disa prej institucioneve qeveritare, konkretisht Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Mi

Kuvendi zhvillon sot në orën 10:00 seancën plenare të radhës, me në sfond protestat e dhunshme që prej dy ditësh kanë përfshirë kryeqytetin dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë së enjtes, sipas paralajmërimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale. Sulmet e djeshme të protestuesve shënjestruan disa prej institucioneve qeveritare, konkretisht Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë si dhe Bankën e Shqipërisë. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Rama te godina e djegur e Kolegjit të Europës: Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës që e do Shqipërinë në humnerë Te Kuvendi, protestuesit mësynë derën e Kryesisë duke e thyer me një tabelë rrugore të shkulur dhe thyer xhamat. Në hyrjen e parlamentit pati forca të shumta policie dhe një autobot në gatishmëri, por protestuesit e shmangën. Ndërkohë, sot Kuvendi parashikon të ketë një axhendë të ngjeshur, ku në rend përfshihet edhe një interpelancë e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm, që i referohet reagimit të policisë ndaj protestuesve, por kërkesa e dorëzuar mban datën 27 korrik, kur në detyrë ishte ende Besfort Lamallari. Parashikohen edhe 3 interpelanca të tjera, të shtyra gjatë seancës ku u votua reforma territoriale, konkretisht me ministrin Enea Karakaçi për autostradën Milot-Balldre dhe për termocentralet lundruese ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 2’ në Vlorë, si dhe me ministrin Petrit Malaj për masat fiskale për uljen e çmimeve. Gjithashtu përfshihen edhe 6 pr.ligje dhe një pr.vendim për ngritjen e komisionit të posaçëm për ‘Territorialen’ që do të ketë si funksion rishikimin e kompetencave të bashkive, në të cilin PD me gjasë do të refuzojë të marrë pjesë. Rendi i ditës I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 15.10.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026. 2. Njoftime. 3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj. 5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. 6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. 7. Projektligji "Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025". 8. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar". 9. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave"" 10. Projektligji "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit". 11. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", të ndryshuar". 12. Projektligji "Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale". 13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë". 14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. P.J/ReportTv.al kuvend 15 tetor 2026 protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 22.7% Jo 74.3% Disi 3.1% Vota total: 2763 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?