Tirana ka fituar derbin e parë të sezonit ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 1-3 në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë kanë dalë fitues nga përballja me rivalët e përjetshëm, falë një paraqitjeje efikase dhe golave në momentet vendimtare të sfidës. Skuadra e Tiranës e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 7-të. Redon Xhixha provoi nga distanca me një goditje të fortë, duke mposhtur portierin Qirko dhe duke i dhënë avantazhin e hershëm ekipit bardheblu.
Goli i shpejtë i dha më shumë besim Tiranës, e cila kërkoi të shfrytëzonte momentin për të ushtruar presion ndaj Partizanit. Nga ana tjetër, të kuqtë u përpoqën të reagonin për të rikthyer ekuilibrat në një derbi të shoqëruar me ritëm dhe emocione.
Në fund, Tirana siguroi fitoren 1-3, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke nisur me sukses përballjet sezonale ndaj rivalëve të kryeqytetit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

