Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, po merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike me temë: ‘Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse (2016-2026); Vlerësime dhe perspektiva.’ Konferenca me pjesëmarrjen e hierarkëve, përfaqësuesve të Kishave Orthodhokse dhe akademikëve të njohur, zhvillohet në Chantilly, Francë, nga 5-8 tetor 2026, me rastin e 10-vjetorit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse, i cili u mbajt në Kretë në vitin 2016. LEXO edhe...E vlerësuar në 2 mln franga, grabitet në muzeun francez kopertina e skalitur nga Salvador Dalí Hapjen zyrtare të konferencës e bëri Patriarku Ekumenik, Bartholomeu dhe punimet e saj fokusohen në vlerësimin e dekadës që pasoi Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të vitit 2016-të dhe në shqyrtimin e perspektivave të ardhshme për unitetin dhe bashkëpunimin brenda botës Orthodhokse. Njoftimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike me temë: Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse (2016-2026): Vlerësime dhe perspektiva. Konferenca me pjesëmarrjen e hierarkëve, përfaqësuesve të Kishave Orthodhokse dhe akademikëve të njohur, zhvillohet në Chantilly, Francë, nga 5-8 tetor 2026. Ajo zhvillohet me rastin e 10-vjetorit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse, i cili u mbajt në Kretë në vitin 2016. Ditën e hënë filluan punimet e Konferencës, hapjen zyrtare të së cilës e bëri Patriarku Ekumenik, Bartholomeu. Punimet e saj fokusohen në vlerësimin e dekadës që pasoi Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të vitit 2016-të dhe në shqyrtimin e perspektivave të ardhshme për unitetin dhe bashkëpunimin brenda botës orthodhokse. Ecumenical Patriarchate R.Xh/ReportTv.al kryepeshkop Joani france Chantilly kisha ortodokse Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22% Nuk e di 6.8% Vota total: 3413 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
