Lajme Zone
Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë! Në fokus të diskutimeve 'Besa' dhe 'Pasqyrë Albania'
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë! Në fokus të diskutimeve 'Besa' dhe 'Pasqyrë Albania'

Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të premte në selinë rozë, një takim me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe. Takimi zhvillohet në orën 18:00 dhe pason mbledhjet dy ditore në Pogradec dhe mbledhjen e djeshme të qeverisë. Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’. Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij. LEXO EDHE:Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO) Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit. Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: dokumenti BESA pasqyre albania PS edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4204 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?