Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga ambientet e zyrës së Kolegjit të Europës, e cila u shkatërrua plotësisht gjatë tubimit të djeshëm. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë zyrë si simbol të asaj që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës në Tiranë. Ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.
“Jemi gati. Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që përpiqet të shkojë lart. Janë duart e një opozite që, me paskat e të verbërve, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të kthehet kurrë.
Qëlloi që kjo zyrë e shkollës së gjeneratës së re europiane të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe të gjithë panë. Janë orë të vështira, por Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj dhe kurrë nuk do të bjerë në ato duar që e kanë kapur për fyti Shqipërinë. Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kthehen kurrë më pas. E ardhmja është e studentëve dhe e shqiptarëve”, u shpreh Rama. Top Channel

