TIRANË- Kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet të mbledhë sot ministrat dhe drejtuesit politikë. Takimi pritet të nisë në mesditë, rreth orës 13:00, në “Vilën e Kuqe” në kryeqytet.
Ky takim vjen pas takimit të një jave më parë në të cilin u diskutua në lidhje me sezonin e ri politik, duke përfshirë kalendarizimin e “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe hartimin e ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”.
Më herët, kryeministri ka patur takime edhe në Pogradec. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Drejtuesit politikë janë porositur nga kryeministri të zbresin në terren dhe të intensifikojnë komunikimin me qytetarët në zonat elektorale që përfaqësojnë. Ata do të kenë gjithashtu përgjegjësinë për të drejtuar procesin e zbatimit të projekteve të reja të PS-së. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

