Lajme Zone
Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027 dhe beteja për kryeqytetin
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027 dhe beteja për kryeqytetin

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, ku në fokus do të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, e ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, ku në fokus do të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, e ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00 tek Akademia e Arteve dhe pritet që zhvillimi i saj të jetë me dyer të mbyllura, por ende s’ka një njoftim zyrtar.

Mbledhja e kësaj të shtune vjen vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar më 14 nëntor në Gjirin e Lalëzit, ku u diskutua riorganizimi i partisë dhe angazhimi i strukturave në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Ndërkohë ditën e premten, kreu i qeverisë mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë. Në fokus të takimit ishin përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe hapat për organizimin e fushatës së socialistëve. Top Channel