Lajme Zone
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili vendosi të largohet pasi kryetari i Kuvendit hapi procedurën e votimeve për çështjet në rendin e ditës. Deputetët e opozitës vijuan përplasjet nga ku hodhën shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Rama teksa largohej. Para largimit të Ramës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca Gazment Bardhin pasi ky i fundit bashkë me deputetin Klevis Balliu hodhën ujë në drejtim të kryeministrit.