Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kryeministri ngeli në klasë, s’e kaloi testin”/ “S’ka dorëheqje për mustaqet e Çelos”, Alimehmeti: Rama e kaloi vizën e kuqe me Ballukun


Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar vendimin e Kuvendit për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut, duke deklaruar se me këtë qëndrim kryeministri Edi Rama ka kaluar një vijë të kuqe në raport me standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar vendimin e Kuvendit për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut, duke deklaruar se me këtë qëndrim kryeministri Edi Rama ka kaluar një vijë të kuqe në raport me standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Alimehmeti u shpreh se për të rëndësi kanë veprimet dhe jo deklaratat politike. Sipas tij, nëse Shqipëria përparon drejt integrimit europian si pasojë e një situate të krijuar në nivel ndërkombëtar, kjo nuk mund të konsiderohet meritë e kryeministrit. Ai solli në vëmendje edhe qëndrimet e mëparshme të deputetëve socialistë, të cilët, sipas tij, kishin deklaruar se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit do të miratohej brenda pak minutash. “Me mosheqjen e imunitetit të Ballukut, Rama kaloi vijën e kuqe. Ai është i qartë me këtë çështje të BE-së. Ai ka marrë veprime. Nuk është çështja vetëm te fjalët. Nuk u besoj njerëzve të pabesueshëm. Unë u besoj veprimeve. Nëse ne në BE hyjmë në një formë dhurate që na e kanë bërë pas një situate të përgjithshme ndërkombëtare, kjo nuk është meritë e Ramës, por falë një situate të krijuar. Kur SPAK bëri kërkesë, keni thënë më herët në grupin parlamentar të PS-së se jo më shumë se 5 minuta do të vonohej dhe do t’i hiqnim imunitetin. Ai ka paranoja. Mund të pranojë gjithçka, përveç faktit që shqiptarët nuk e duan. Ai është ngelës te ‘testi Balluku’.”, tha Alimehmeti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ilir Alimehmeti