Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Krushqia që përfundoi në gjak/ Dy familje përballë vrasjes në Vidhisht të Roskovecit


Një krushqi e prishur çoi drejt tragjedisë dy familje në Vidhisht të Rroskovecit.

Një krushqi e prishur çoi drejt tragjedisë dy familje në Vidhisht të Rroskovecit.

Të afërm të familjes Plaka rrëfejnë për një fejesë që ishte kontestuar që në fillim. Megjithatë, Rozalina dhe Refiti që në fshat njihej si Nertil, bashkëjetuan prej disa vitesh në kryeqytet, aty ku 25-vjeçarja studionte për infermieri.

Shkaku i ndarjes sipas familjarëve të vajzës, ishte karakteri i dhunshëm i dhëndrit kurse versioni i palës tjetër flet për një sasi të madhe parash që ai dërgoi Rozalinës gjatë kohës kur ishte emigrant në Angli dhe që nuk iu kthye Teksa familja Plaka hapi dyert e mortit, një baba i moshuar në anën tjetër të rrugës, mallkon të birin dhe tenton të fshehë lotët kur mëson se i biri është arratisur

Refit Buzi, vrau me armë gjahu, ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën. Më pas mori peng ish-të dashurën dhe u largua drejt zonës së Kurjanit ku e la të lirë 25-vjeçaren pas pesë orësh. Nën kërcënimin se do të vetëvritej arriti t’i ikte policisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet