Një aksident tragjik ka ndodhur në Krumë ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar i Kosovës. 47-vjeçari drejtonte një mjet sportiv, i cili u përmbys aksidentalisht në livadhet e fshatit Domaj në Has. I lënduar ka mbetur edhe vëllai i tij, 38 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Kukësit. LEXO edhe...Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër Njoftimi i plotë: Krumë/Informacion paraprak Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. P.J/ReportTv.al krume Has Kukes aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 41.5% Nuk e di 8.5% Vota total: 518 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

