Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Krujë, zjarr në mal/ Rrezikohen disa banesa, ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë


Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë pranë malit të Krujës pasditen e të shtunës.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë pranë malit të Krujës pasditen e të shtunës.

Efektivë të shërbimit zjarrfikës po punojnë për lokalizimin e flakëve të cilat, për shkak të erës, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa aty pranë.

Dy helikopterë po hedhin ujë në zonën e përfshirë nga zjarret, ndërsa forcat zjarrfikëse janë të pozicionuara pranë banesave për të izoluar vatrat e zjarrit. Ndërsa në Mallakastër, ku pas 5 ditësh situata dukej më e qetë, zjarri po rrezikon banesat në fshatin Koilac. Policia, forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve, pasi zjarri masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke është përhapur me shpejtësi drejt shtëpive.

Për shkak të erës flakët po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Më herët në drekë flakët që përfshinë një zonë malore mes fshatrave Golem dhe Progonat të Gjirokastrës arritën të shuhen plotësisht. Megjithëse një terren i vështirë, ekipet e shërbimit zjarrfikës i neutralizuan pa u përhapur më tej. Aktualisht zona po mbahet në monitorim për një riaktivizim të mundshëm të zjarrit që dogji rreth tre hektarë bimësi, shkurre e barishte.

Situatë më e stabilizuar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, paraqitet dhe në zonat e tjera të vendit. Vatrat në zonën e Dajtit dhe në Cikallesh të Kavajës po mbahen në monitorim. Në Kostrën e të Beratit, në Uruçaj të Peqinit, në Plan të Bardhë të Klosit dhe Mushnik të Rrogozhinës flakët janë shuar plotësisht.

Në një kohë kur temperaturat e larta dhe thatësira favorizojnë flakët, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se po monitoron zonat e prekura për të ndërhyrë në rast nevoje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet banesakrujete evakuaurzjarr