Lajme Zone
Krujë: Përplasen dy makina dhe dalin nga rruga, plagoset rëndë një grua
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Krujë: Përplasen dy makina dhe dalin nga rruga, plagoset rëndë një grua

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Mazhë të Krujës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Mazhë të Krujës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një grua ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, dy persona të tjerë që ndodheshin në automjete kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja apo shkaku që ka sjellë aksidentin. Autoritetet kanë nisur punën për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.